Site icon Telegrafi

Miratohet nevoja për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike

Në Kuvend me 57 vota “për” është miratuar nevoja për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurori Publike me procedurë të përshpejtuar.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, në fjalimin e saj tha se ky ligj do të ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Ajo bëri thirrje që deputetët para se të shtypin butonin për të votuar, të gjelbër ose të kuqe, duhet pasur parasysh të ardhmen e vendit, ndërsa e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë se duhet të ketë drejtësi efikase, pavarësisht garniturës politike. Na duhen mekanizma efikase, vlerësoj se te gjithë do të mund të tonë nëse janë vërtet për procese eurointegruese nëpërmjet votimit të këtij propozim ligji. Para se ta shtypni të kuqen ose të gjelbërtën duhet ta keni parasysh ardhmërinë e vendit. Ju ftoj të gjithëve që ta mbështetni nevojën për sjelljen e këtij ligji nëpërmjet procedurës së përshpejtuar”, ka thënë ministrja Deskoska.

Pas miratimit të nevojës për sjelljen e ligjit të ri, për propozim-ligjin do të diskutohet në komision kuvendar.

Edhe pse procedura për ligjin ka filluar në Kuvend, partitë politike akoma nuk kanë arritur marrëveshje për versionin përfundimtar të ligjit. Çështja e cila ka shkaktuar diskutim për ligjin e ri, janë statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale dhe fati i lëndëve që janë hapur nga kjo prokurori./Telegrafi/

Exit mobile version