Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.
Pro këtij Projektligji kanë votuar 67 deputetë, një kundër dhe tetë prej tyre kanë abstenuar.
Para hedhjes në votim të Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat i deputetëve nga pozita dhe opozita lidhur me këtë Projektligj.