Site icon Telegrafi

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit

Kuvendi ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Pro projektligjit votuan 69 deputetë, aq as ishin të pranishëm në seancë.

Votimi i dytë vie pas votimit të parë që u zhvillua po sot, gjatë seancës së jashtëzakonshme mbajtur me kërkesë Qeverisë, për miratimin e këtij projektligji.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu shprehu kritika të ashpra ndaj projektligjit për mbylljen lojërave të fatit, duke thënë nëse nuk votohet amendamenti i kësaj partie, të njëjtat lojëra të fatit do të jenë në kuadër të Lotarisë së Kosovë.

Me anë të këtij projektligji ndalohen lojërat e fatit për 10 vjet, përveç lotarisë së Kosovës./Telegrafi

Exit mobile version