Është miratuar propozimi i Bekim Haxhiut nga deputet e Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i Bekim Haxhiut ishte që të ndërtohet parku dhe shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri afër stadiumit në kryeqytet.
Ky propozim është votuar nga shumica e deputetëve dhe do të fillojnë ndërtimet.
Për parkun dhe shtatoren e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të ndahen 200 mijë euro.
Vokrri kishte ndërruar jetë më 9 qershor të vitit të kaluar, pas një sulmi në zemër.
Pas vdekjes së tij stadiumi i rinovuar në kryeqytet kishte marrë emrin ‘Fadil Vokrri’ nga Komuna e Prishtinës.
Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/