Me këtë rast, Partisa e Drejtësisë së Fehmi Aganit, njëherësh ministër i Shëndetësisë, nëpërmjet një deklarate, qytetarëve të Kosovës, iu ka uruar miratimin e Ligjit.
Me këtë rast, PD ka vlerësuar se ky projektligj ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e ngritjes kualitative të financimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
“Është momenti kur Kosova përfundimisht do ta shënojë ndarjen nga sistemi i kaluar, pra nga ai i pasluftës”, vlerëson PD.
Ligji për Sigurimin Shëndetësor është pjesë e pakos reformuese legjislative, e cila përbëhet edhe nga ligjet e tjera themelore siç janë: Ligji për Shëndetësi, Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit.
Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015, kur edhe pritet të formohet fondi për sigurime shëndetësore. /Telegrafi/