Ligji për rritjen e pagës minimale prej 14.500 denarë u miratua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke hyrë në fuqi prej muajit dhjetor.
Deputeti Aleksandar Kiracoski në profilin e tij në “Facebook” shkruan se me këtë rritet buxheti familjar tek shumë familjes të cilët marrin pagë minimale, hapet spiralja e rritjes së pagave, rriten shpenzimet themelore dhe ngritet standardi i jetesës./Telegraf/