Telegrafi

Miratohet Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen nga Zhurma. Projektligji është votuar me 57 për, 6 abstenime dhe asnjë kundër.

Projektligji për Zhurmën është diskutuar edhe në seancën e kaluar ku pasur debat për dhe kundër.

Kuvendi miratoi edhe raportin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të skemës së ndihmës sociale për periudhën 2013- 2015.

Po ashtu në këtë seancë është miratuar edhe raporti i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014. /KP/

Foto: Arkiv