Më shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjithsej 69 deputetë të pranishëm votuan ”për” propozimin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji përmban 25 nene, dhe parasheh që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, oragnizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përpos maqedonishtes është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.
Në seancë nuk ndodhen deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët vazhdojnë bojkotin e tyre, por që ishin të zëshëm në kundërshtimin e tyre për çështjen e gjuhës shqipe gjatë diskutimeve të mëhershme./Telegrafi/