Site icon Telegrafi

Qeveria e Shqipërisë miraton kredinë e studentëve, ministrja Kushi zbulon kriteret

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi në një prononcim për media pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur se cilët do të jenë ata studentë të cilët do të kenë prioritet në marrjen e kredisë studentore.

Ajo tha se çdo student mund të aplikojë për marrjen e kredisë, por disa prej tyre kanë më tepër prioritet si studentët që nuk kanë përfituar bursë, apo që nuk janë përjashtuar nga tarifa vjetore, raporton Euronews Albania.

“Do financohet vetëm një program studimit, ose Bachelor ose Masteri. E rëndësishme është kredia studentore do jetë pa kolateral, ajo do jepet me dy këste, pasi të kemi marrë konfirmimin që studenti shkon rregullisht në mësim.

Detyrimi për studentët e Bachelorit, fillon pas tre viteve, ata të Masterit pas dy viteve. Sa i takon kritereve të renditjes, e para do jetë shuma e kërkuar, sa më e vogël të jetë shuma aq më e sigurt është se a je përfitues, programet prioritare kanë avantazh për të marrë kredi, po ashtu edhe rezultatet e studentëve, sa më të larta rezultatet aq më të larta janë mundësitë për t’u bërë përfitues i kredisë”, tha Evis Kushi.

Exit mobile version