Telegrafi

Miratohet ilaçi kundër alkoolit

"Ky është një lajm shumë i mirë për personat të cilët vuajnë prej varësisë nga alkooli. Kjo pilulë mund të përdoret lehtë sipas nevojës", ka deklaruar Timo Veroma, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Biote”, e cila e ka zhvilluar ilaçin.

Konsumimi i tepërt i alkoolit është i zakonshëm në shumë pjesë të botës, ndërsa në Evropë ekzistojnë më se 14 milionë persona të varur nga alkooli. Ilaçi vjen në formë të pilulës, e cila mund të përdoret sipas nevojës, secilën herë kur personi ndien nevojën e madhe për të pirë.

Sipas kompanisë, pacientët që kanë përdorur ketë ilaç kanë shënuar rënie prej 40 për qind kur bëhet fjalë për konsumimin e alkoolit vetëm gjatë muajit të parë, derisa në studimin që ka zgjatur një vit, ajo dëshirë ka rënë për 60 për qind, që është e barabartë me një shishe verë më pak në ditë. /Telegrafi/