Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i njohur si Pentagoni, ka njoftuar se pjesa e fondit të alokuar nga buxheti i mbrojtjes së SHBA-ve do të përdoret për ndërtimin e murit të planifikuar me Meksikën.
Zëdhënësi i Pentagonit, Tom Crosson në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen tha se, “ne kemi njoftuar Kongresin se sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan pas shqyrtimit të ekipit të tij dhe rekomandimit të Shtabit të Përgjithshëm, ka pranuar të marrë përsipër rinovimin e gardheve në katër projekte shtesë në Tuscon (Arizona) dhe në El Centro (Teksas) që arrijnë gjithsej në 78,25 milje (126 kilometra) në vlerën prej 1.5 miliard dollar”.
Ai vuri në dukje se ky fond u sigurua nga kursimet e buxhetit të Pentagonit si dhe nga ndryshimet dhe rishikimet në disa programe.
Muaj më parë, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA dështoi të anulojë veton e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke lënë në fuqi emergjencën kombëtare të shpallur në muajin shkurt. Trump, e shpalli emergjencën kombëtare në mënyrë që të sigurojë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën, pasi Kongresi nuk pranoi të ndajë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e tij. /Telegrafi/