Site icon Telegrafi

Miratohet emërorja e vëzhguesve, kontrollorëve dhe gjyqtarëve

 Në të gjitha listat janë përfshirë të gjithë individët më të mirë, më profesionist dhe që kanë treguar rezultate të mira të punës jo vetëm gjatë stinorit vjeshtor por me vite. Në listën e gjyqtarëve janë përfshirë të gjithë gjyqtarët që kanë pasur kalueshmëri 70%, pas mbajtjes së testimit të dytë teorik.

Meqenëse testimi teorik për gjyqtarë këtë vit po bëhet me metoda të reja edhe në testimin e dytë janë vërejtur vështirësi, por ka përmirësime të dukshme në krahasim me testimin e parë. Për ta realizuar ngritjen e gjyqtarëve KE i ka dhënë urdhër Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit që në javët në vazhdim të mbajë edhe dy seminare me gjyqtarë dhe sërish do të ketë testime teorike, për të gjithë ata që nuk kanë pasur kalueshmëri të mjaftueshme, raporton Zëri.

KE do të mbikëqyrë në vazhdimësi punën e të gjitha komisioneve, kontrollorëve, vëzhguesve dhe gjyqtarëve për të rritur përformancën e tyre dhe varësisht nga kjo do të merren edhe masat e nevojshme në kuadër të reformave që ka nisur FFK-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version