Telegrafi

Miratohet dorëheqja e Stavreskit, Kiril Minovski merr pozitën e ministrit të financave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 106-të në të cilën u konstatua dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhja e ministrit të ri, Kiril Minovski, në vend të Stavreskit, i parapriu një debat pozitë – opozitë. Ljubomir Josifovski nga PLD tha se duhet që të jep dorëheqje e tërë qeveria, pasi që është ndërruar një e treta e qeverisë dhe Kushtetuta urdhëron një gjë të tillë. Nikollovski nga LSDM-ja kërkoi nga ministri i ri që të ketë më tepër transparencë në harxhimin e parave publike.

Orhan Ibraimi nga PDSH-ja akuzoi se buxheti harxhohet në bazë njëetnike.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dje dha dorëheqje, sipas tij, për shkak të problemeve shëndetësore. /Telegrafi/