Telegrafi

Miratohet dhënia e vaksinës anti-COVID për fëmijët mbi 5 vjeç

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Deri më tash, lejohej vetëm vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë pas ditë më parë janë siguruar doza pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX.

“Po ashtu, sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Për rikujtim:

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/