Telegrafi

Miratohet dëmshpërblimi financiar për 557 ish të dënuar politikë

Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish-të dënuarit me dënim me burgim dhe të dënuarve me dënim kapital, njofton BalkanWeb.

Konkretisht, shuma e masës financiare për 516 ish të dënuarit politikë me dënim me burgim është në vlerën totale 2.028.840.866 lekë. Ndërsa shuma e masës financiare për 33 ish-të dënuar politikë me dënim kapital është në vlerën totale 159.154.409 lekë. /Telegrafi/