Site icon Telegrafi

Miratohet buxheti për vitin 2019 për Prishtinën, më i larti deri tash

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2019.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook, i cili e ka thënë se ky është buxheti më i lartë ndonjëherë

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milion eurosh.

Fokusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version