Site icon Telegrafi

Miratohet aktakuza e PSP-së, Vlladimir Taleski do të gjykohet

Këshilli për vlersimin e aktakuzave në Gjykatën penale të Shkupit e ka miratuar aktakuzën për lëndën ”Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë, i dyshuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 300 mijë euro.

Ende nuk është caktuar seancë, ndërkq lënda i është dhënë gjykatëses Lidija Petrovska, që është gjykatëse edhe në lëndën ”Fortesa 2” të PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version