Telegrafi

Miratohen rregullat për kufizimet financiare

Sipas rregullave të reja, qeveritë që shpenzojnë shumë do të dënohen, kurse shumica e anëtareve të eurozonës pajtohen se kanë shkelur normat e rrepta financiare, të cilat kanë për qëllim shmangien e krizave të reja financiare në mesin e shteteve të eurozonës. Sidoqoftë, këto rregulla janë më pak të rrepta sesa ato që kërkoheshin.

Kryetari i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, udhëhoqi grupin, i cili deshi që dënimet të zbatohen pa votim.

Gjermania dhe Franca kërkuan përforcimin e kontrollit të buxhetit dhe procedurës për koordinimin e politikave ekonomike të shteteve anëtare. /Telegrafi/