Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet e propozuar nga deputetja Ganimete Musliu dhe deputetët tjerë rreth skandalit të mishit, pas debatit të mbajtur në seancën e kaluar.
Rekomandimet janë: Kryeministri të marrë masa adekuate ndaj përgjegjësve bordit dhe menaxhmentit të AUVK-së;
Organet e drejtësisë të fillojnë menjëherë hetime përgjegjëse publike dhe subjekteve private që sjellin në treg produkte të dyshimta’
Të bëhet mbështetje më e madhe buxhetore për AUVK-në për konsolidimin e saj me pajisje të laboratorëve, pajisjen e inspektorëve me kamera personale për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e stafit me inspektor;
Në funksion të rritjes së transparencës AVUK të pasqyrojë të gjitha të dhënat e veprimtarisë së inspektorëve në baza ditore;
Të rishtohet legjislacioni përkatës që saktëson periudhat kohore minimale para skadimit të afatit të përdorimit të produkteve ushqimore që importohen në Kosovë.
Të rritet mbështetja financiare për masat mbështetjes së programit për zhvillim rural që rritë prodhimin vendor. /Telegrafi/