Në vazhdimin e seancës së 24-të të Kuvendit të Maqedonisë u votua Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.
Sipas Mila Carovskës, ministre e Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale (MPPS), dispozitat e Ligjit në fjalë përfshijnë në kategorinë e të siguruarve edhe bujqit individual.
Gjithashtu, ndryshohet dispozita në Nenin 61 që jep mundësi të shfrytëzimit të pensionit familjar për fëmijë me nevoja të veçanta, që deri tani nuk ka patur mundësi nëse fëmija ka realizuar çfarëdo lloj të ardhurash, ose nëse ka qenë i punësuar.
Ndryshon edhe Neni 11, ku arrihet baza e metodologjisë për stazh beneficiar.
Në seancën e sotme nuk marrin pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/