Kuvendi në seancën e sotme me 77 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” miratio Ligjin për emërime të Ligjit Zgjedhor, të dorëzuar nga grupi i deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës.
Me ndryshimet në Ligjin Zgjedhor parashihet që përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të jetë në përputhje me numrin e deputetëve të partive në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i LSDM-së Peter Shilegov, tha se kjo hap mundësinë që në KSZH edhe Lëvizja Besa të ketë anëtarin e saj.
Më herët në konferencë për shtyp, deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli deklaroi se ata presin që të kenë anëtarin e tyre në KSHZ, përndryshe vendimet e KSHZ-së do të jenë jolegjitime dhe joligjore./Telegrafi/