Site icon Telegrafi

Miratohen masat lehtësuese për borxhin e Greqisë

Ministrat e Financave të eurozonës, të mbledhur në Bruksel, ranë dakord sot mbi masa lehtësuese për borxhin grek, të quajtura afatshkurtër.

Sipas ministrave të financave të Bashkimit Evropian, masat lehtësuese, të akorduara sot, do të kenë ndikim pozitiv, në siç thonë ata, “ecurinë e borxhit grek”.

“Këto masa, që përkojnë me përmirësime teknike mbi normat e interesit dhe të maturitetit të disa borxheve, të parashikuara që prej muajit të majit do të kenë një ndikim pozitiv mbi ecurinë e borxhit grek”, thekson Eurogrupi në një komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version