Telegrafi

Miratimi i paketës Obama, rritet çmimi i naftës

Kalimi i pakos stimuluese për ekonominë amerikane ka ndikuar drejtpërdrejtë në tregun e arit të zi. Në Singapor çmimi i një fuçie naftë, për muajin Mars u rrit sërish, duke shkuar në kuotën e 42.16 dollarëve.

Vetëm një ditë më parë, në Nju Jork, një fuçi naftë blihej me 41 dollarë.

Që prej muajit dhjetor, kur OPEK vendosi reduktimin e prodhimit me 4.2 milion fuci, çmimiiI naftës ka mbetur në kuotën e 40 dhe 44 dollarëve.

Analistët mendojnë se miratimi i pakos së propozuar nga Obama edhe nga Senati, do të ketë ndikime të mëtejshme në tregun ndërkombëtar të arit të zi.