Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda, ka folur për të ardhmen e tij dhe objektivat e skuadrës nga Milano.
Braziliani ka thënë se nuk do të largohet, ndërsa dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm me Nerazzurrët.
“Mancini është trajneri ynë dhe ne duhet të punojmë me atë. Se a do të qëndron apo jo, për këtë duhet të flet presidenti”.
“Ne duhet të luftojmë për objektivat tonë. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve, kështu që në këtë sezon duhet të bëjmë më mirë”.
“Dua të fitojmë me këtë fanellë, jam i lumtur këtu dhe do të respektoj kontratën. Besoj që të fitojmë kampionatin do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur. Duhet të luftosh kur ke një mundësi”, ka thënë Miranda. /Telegrafi/