Joao Miranda vlerësoi pozitivisht Interin e ri të Luciano Spallettit pasi fituan ndaj Chelseat me rezultat 2-1, duke dhënë se ekipi po luajnë mirë tani dhe kontrollojmë lojën”.
Nerazzurrët fituan pjesën e Singaporit të “International Champions Cup” falë fitoreve ndaj Lyonit, Bayern Munichut dhe Chelseat të Antonio Contes.
Këto fitore sipas Mirandas vijnë falë trajnerit Spalletti, i cili ka bërë skuadrën të luajnë më mirë dhe të kontrollojnë lojën.
“Është një ndjesi e mirë dhe fitorja është gjithmonë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Miranda për Mediaset Premium.
“Ekipi po luan futboll të mirë dhe tani ne duam të bëjmë mirë në Serie A në mënyrë që të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”.
“Spalletti është një trajner i shkëlqyer dhe po bëjmë atë që ai kërkon prej nesh: ne luajmë mirë tani dhe kontrollojmë lojën”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/