Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda flitet se i është ofruar Romës, për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Braziliani erdhi në San Siro nga Atletico Madrid duke nënshkruar për dy vite.
Sipas Leggo mbrojtësi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe me Interin nuk do të mund ta arrijë këtë.
Gazeta shkruan se Miranda i është ofruar Romës për sezonin e ardhshëm.
Të dy klubet duhet të gjejnë marrëveshje edhe për Adem Ljajicin i cili është në pronësi të dy palëve. /Telegrafi/