‘Dashuria është në ajër’ për këngëtaren amerikane, Miranda Lambert.
Ylli i muzikës ‘country’ tregoi të hënën përmes rrjeteve sociale se ajo dhe bashkëshorti i saj, Brendan McLoughin, festojnë dy vjetorin e martesës.
“2 vite, përvjetori”, ka shkruar këngëtarja e “Blue Bird”, 37 vjeçare.
Kjo përfshin një fotografi të përbashkët të çiftit teksa në prapaskenë duket një kali.
McLoughlin po ashtu publikoi një imazh të Lambert duke pozuar nga kuzhina, ndërsa shtoi: “Urime përvjetorin për këtë grua të mrekullueshme”.
Miranda ndërkohë befasoi fansat në vitin 2019 kur njoftoi se është martuar me ish-oficerin e policisë në New York.
Ajo më parë ka qenë e martuar me Blake Shelton, nga viti 2011 deri në vitin 2015.
“The House That Built Me”, “Settling Doën”, “Somethin’ Bad”, “Mama’s Broken Heart”, “Tin Man”, “Ove You”, janë disa nga këngët më të njohura të Lambert. /Telegrafi/