Site icon Telegrafi

Miranda Kerr VËRTET di të bartë xhinse

Linjën e re të xhinseve Miranda e ka prezantuar në veshje të parezistueshme.

Ajo është hit në botën e modës, e ftojnë edhe kreatorët, edhe disenjatorët të bashkëpunojë, andaj nuk është për t’u habitur që bukuroshja australiane, Miranda Ker, është bashkuar me brendin “Mother Denim”.

Miranda në bashkëpunim me brendin e njohur ka dizajnuar koleksionin i cili përmban 12 copë veshjesh, nga xhinset deri te këmishët dhe xhaketat.

Për kreacionet e saj duhet shpenzuar nga 100 deri në 325 dollarë amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Xhinset janë pjesë të pashmangshme rrobash, njerëzit e veshin pothuajse çdo ditë. Ky ishte motivi im kur jam përcaktuar që të dizajnoj këtë koleksion. Por edhe vetë kohëve të fundit, i vesh më shpesh se herëve të kaluara”, ka thënë Miranda kohë më parë për “Vogue”.

Muza e krijimit të xhinseve të Kerr janë modelet e viteve 90’

/Telegrafi/

Exit mobile version