Manekinia e njohur Miranda Kerr në mëngjes është nisur për një takim afarist, e cila ka veshur një kombinim të thjeshtë të përbërë nga një fund ngjyrë të kaltër model midi, pulovër të hirtë, xhaketë lëkure dhe çizme me taka të arta.
Në po këtë kombinim është parë edhe në orët e mbrëmjes me rastin e shkuarjes në restorant dhe kështu ka treguar që ky truk kombinimi i veshjeve mund t’i përshtatet në të gjitha rastet, transmeton Telegrafi.
Frizurën e ka përshtatur gjithashtu me obligimet që ka pasur, andaj flokët në mëngjes i ka lidhur në gërshet të rregullt të përpiktë, ndërkaq në mbrëmje i ka lëshuar lirshëm.
Fundi klasik dhe pulovri janë rroba të përshtatshme të femrave në të gjitha situatat, nga ato afariste deri te takimet joformale, por të kombinuara me xhaketë lëkure dhe këpucë apo çizme të mira bëhen edhe më të efektshme.
/Telegrafi/