Telegrafi

Miranda Kerr thyen heshtjen: Ja çfarë mendova kur pash fotografitë nudo të Orlando Bloom (Foto)

Lajmi për qarkullimin e fotografive nudo të Orlando Bloom bëri bujë shumë të madhe në media gjatë këtij muaji. Fotografitë e qarkulluara në internet ku Orlando shfaqej tërësisht lakuriq pranë të dashurës Katy Parry ndikuan shumë tek publiku, të cilët kanë kritikuar ashpër shfaqjen e tij në atë mënyrë.

Edhe pse kjo ngjarje u komentua thuajse nga të gjithë, ish bashkëshortja e tij Miranda Kerr ishte ajo e cila për asnjë moment nuk u prononcua për të komentuar rreth fotografive të tij.

Lexo po ashtu Orlando Bloom tërësisht lakuriq! (Foto, +18)

Mirëpo së fundmi, në një intervistë për radiot italiane ajo ka thyer heshtjen teksa ka treguar momentet kur ka parë ish bashkëshortin e saj të fotografuar nudo në internet.

“Për një moment kam qenë konfuze, thosha me veten: Nuk është ai”, u shpreh ajo.

Mirëpo më pas ajo me shaka ka thënë se kishte dashur të nisej tek orlando për ti dërguar atij disa rroba banje./Telegrafi/