Site icon Telegrafi

Miranda Kerr merr një puthje të ëmbël nga i fejuari i saj (Foto)

Muajin e kaluar ata bënë publike fejesën e tyre, kështu që Miranda Kerr dhe Evan Spiegel vazhdojnë të shijojnë akoma dashurinë për njëri-tjetrin, teksa supermodelja australiane merr një puthje të ëmbël në ballë nga i fejuari i saj.

Teksa ka publikuar këtë fotografi të mrekullueshme, Miranda 33-vjeçe shfaqet më e dashuruar se kurrë me themeluesin e Snapchat, Evan 26-vjeç, transmeton TopChannel.

Miranda dhe Evan Spiegel, 26 vjeç, janë në romancë me njëri-tjetrin që prej një viti dhe nëse kjo romancë do të kurorëzohet me martesë, kjo do të ishte e dyta për bukuroshen, pas asaj me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ishte e martuar nga viti 2010 deri në 2013.

Exit mobile version