Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare gjatë vitit 2016.
Por, modelja e njohur Miranda Kerr ka zbuluar së fundmi se ruan një raport shumë të mirë me ish-bashkëshortin e saj, Orlando Bloom.
Në një event të organizuar “Harper’s Bazaar”, ajo u pyet për marrëdhëniet e saj me Orlandon, për të cilin u shpreh se kanë një miqësi shumë të mirë, aq më tepër që ata i bashkon djali i tyre 6 vjeçar.
Miranda u shpreh se raportet me ish-bashkëshortin janë aq të mira sa që e konsideron si vëlla, pavarësisht se kjo mund të tingëllojë çuditshëm.
Aktualisht Orlando Bloom ka filluar një lidhje të re me këngëtaren e njohur Katy Parry. /Telegrafi/