Telegrafi

Miranda Kerr është shtatzënë me fëmijën e katërt

Foto: Instagram

Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret”, Miranda Kerr dhe miliarderi Evan Spiegel, janë në pritje të një fëmije.

Lajmin e lumtur Miranda e ka ndarë në Snapchat, rrjeti social ku CEO është bashkëshorti i saj.

“Shumë e emocionuar për të njoftuar fëmijën e katërt”, ka shkruar ajo krahas një fotoje ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Foto: Screenshot/Snapchat

Në postimin e radhës, ajo ka treguar gjithashtu se janë në pritje të një djali tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miranda Kerr

Çifti tashmë ka djemtë Myles (3 vje) dhe Hart (5 vje ) dhe modelja ka një djalë 12-vjeçar Flynn nga martesa e saj me Orlando Bloom.

Foto: Screenshot/Snapchat

Modelja dhe themeluesi i Snapchat u martuan në vitin 2017.

Kerr theksojmë se është modelja e parë australiane pjesë e “Victoria’s Secret”. /Telegrafi/