Telegrafi

Miranda Kerr i dorëzon autoriteteve amerikane një bizhuteri me vlerë miliona dollarë

Modelja australiane, Miranda Kerr ka dorëzuar një bizhuteri me vlerë 8,1 milionë dollarë të dhuruar nga një financier malajzian, në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, njoftoi të hënën, gazeta “Wall Street Journal”.

Bizhuteria, është një varëse në formë zemre me një diamant 11,72 karatë , e cila thuhet se ështe blerë nga Jho Low me fonde të përvetësuara nga fondi shtetëror 1MDB i Malajzisë, sipas gazetës “Journal”, transmeton KosovaPress.

Në korrik të vitit 2015, gazeta “ Wall Street Journal” botoi një lajm ku thuhej se 673 milionë dollarë të fshehura në llogaritë bankare të kryeministrit, Najib Razak vinin nga fondi shtetëror 1MDB i Malajzisë.

Kerr ka patur një lidhje dashurie me Low për rreth një vit në 2014, sipas gazetës “Journal”. Modejla 34-vjeçare u martua me miliarderin e Snapchat-it Evan Spiegel në maj 2017.