Aktorja australiane, Miranda Kerr, është në pritje të ëmbël dhe këtë herë të fëmijës së tretë.
Modelja e famshme dhe bashkëshorti i saj, Evan Spiegel janë në pritje të fëmijës së dytë nga martesa e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vet aktorja përmes një fotografie të publikuar në Instagram ku ka shfaqur barkun e rrumbullakosur.
Me këtë fotografi ajo njëkohësisht e ka uruar edhe Evanin për ditëlindje. “Urime Ditëlindjen për të dashurin baba”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
Miranda vite më parë ishte martuar me Orlando Bloom dhe kanë qenë bindshëm çifti më i bukur që janë argëtuar nga viti 2007.
Janë fejuar dhe martuar më 2010, ndërkaq më 2011 u ka lindur djali Flyn kurse dyshja u shkurorëzuan tre vjet pas lidhjes së martesës.
Përndryshe, i dashuri aktual i Kerr, Spiegel është themelues i rrjetit social “Snapchat” dhe dyshja do bëhen prindër për herë të dytë. /Telegrafi/