Joao Miranda ndjen përgjegjësinë e rolit të tij si një udhëheqës në Inter, pasi është bërë kapiteni i Brazilit.
Mbrojtësi brazilian nuk është ende kapiten i klubit të tij, pasi Mauro Icardi ka këtë nder, por Miranda flet sikurse ai të ishte.
“Ndjej përgjegjësinë e rolit tim si një udhëheqës në Inter dhe kjo përgjegjësi duhet të shndërrohet në fushë në kërkim të fitores”, ka thënë Miranda për Inter Channel, transmeton Telegrafi.
Miranda shënoi në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Kolumbisë dhe pas këtij goli janë rritur apetitet e tij për të shënuar sa më shumë gola edhe për klubin.
“Këtë vit, unë shpresoj që të shënoj të paktën pesë gola! Festova ditëlindjen time dhe kemi fituar, kështu që unë jam shumë i lumtur. Tani unë do të kthehem në Itali dhe dua për të festuar sërish me një tjetër fitore të dielën”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/