Telegrafi

Miranda Hashani nesër mban koncert në sheshin e Shkupit

Këngëtarja e njohur, Miranda Hashani, prej disa vitesh jeton në Gjermani bashkë me familjen.

Këngëtarja këto ditë është kthyer në Shkup ku nesër me 9 shtator do të mbajë një koncert në këtë qytet.

Hashani në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se ka planifikuar që gjatë kësaj vere kishte planifikuar një koncert të tillë ta mbajë edhe në Prishtinë por thotë se për shkak të pandemisë dhe mos mbështetjes nga institucionet ky koncert është shtyrë.

“Në koncertin që do të mbahet në Shkup nuk kam ftuar shumë miq nga Kosova pasi që kam shpresuar një koncert i tillë kam shpresuar se do të mbahet edhe në Prishtinë po ja që nuk ndodhi”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Këngëtarja ka treguar se në këtë periudhë ka realizuar edhe tri këngë por që thotë se për momentin vetëm njëra do të ketë videoklip.

“Interesi im është që njerëzit më shumë të përqendrohen te kënga se te klipi apo ajo që e shohin vizualisht”, thotë ndër të tjera Miranda Hashani./Telegrafi/