Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, aty ku këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, futbollistin Mentor Miftari, kanë marrë me dhjetëra urime nga miqtë dhe fansat e tyre.
Në mesin e atyre që kanë uruar kanë qenë edhe këngëtarët e tjerë si Eliza Hoxha, Altuna Sejdiu, Hysni Klinaku, Elida Kryeziu, etj.
Ndërsa, nëna e re i ka falënderuar të gjithë. “Ju falënderoj të gjithëve nga zemra që po ndani së bashku me mua këtë gëzim me rastin e lindjes së djalit tonë, Donit. Paçi edhe ju gjithë vetëm gëzime”, ka shtuar Miranda. /Telegrafi/