Miranda Kerr dhe Evan Spiegel janë fejuar.
Supermodelja 33 vjeçare zbuloi lajmin se ajo është fejuar me themeluesin e rrjetit Snapchat në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Klan Kosova.
“I thashë po”, ka shkruar Miranda, duke e treguar edhe unazën e saj të mrekullueshme me gur diamanti.
Kjo do të jetë martesa e dytë e saj, pasi që ajo ishte më parë në një marrëdhënie me Orlando Bloom dhe ata kanë një djalë së bashku me emrin, Flynn.