Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit.
Braziliani e konsideron vetën mbrojtësin më të mirë në kampionatin elitar italian.
“Në aspektin e eksperiencës, por jo vetëm, e konsideroj vetën si mbrojtësin më të mirë në Serie A”, ka thënë Miranda për Inter Channel.
“Mendoj se jam një paket e kompletuar si mbrojtës, me teknik dhe qetësi. Jashtë fushe jam i qet dhe gjithmonë mendoj para se të veproj. Atë sjelle e bëj edhe në fushë gjithashtu”.
“Flas me Luciano Spallettin gjatë gjithë kohës. Më pëlqen si trajner, ashtu si unë, ai gjithmonë dëshiron fitore”.
“Ndeshja më e mirë që kam pasur me Interin ishte 3-2 ndaj Milanit. Ishte një ndeshje fantastike dhe të fitosh derbin është gjithmonë ndeshje e mirë”.
“Më pëlqen ushqimi italian, posaçërisht lazanjat. Më duhet ta them, futbolli italian është më i miri në botë”, ka shtuar Miranda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=egRZjxGUnXU