Telegrafi

Miranda drejt Gjermanisë

Mbrojtësi brazilian i Interit, Jao Miranda mund të largohet në drejtim të kampionatit gjerman.

Nën kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund kanë mbetur pa qendërmbrojtësin e tyre Mats Hummels, dhe janë duke kërkuar një zëvendësim të denjët.

Sipas medieve gjermane, Jao Miranda mund të jetë zëvendësuesi adekuat i Hummelsit tek Dortmund.

31-vjeçari iu bashkua Interit vitin e kaluar nga Atletico Madrid duke pasur paraqitje fantastike në Serie A.

Por nëse Dortmund tenton ta transferojë atë nga Interi, atëherë duhet të paguaj mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/