Mbrojtësi brazilian, Joao Miranda është pa diskutim lider në mbrojtjen e Interit.
Miranda po luan sezonin e tij të tretë te Interi, që kur u transferua nga Atletico Madrit, në verën e vitit 2015.
Mbrojtësi brazilian ka qenë një lider në mbrojtjen zikaltër dhe për këtë arsye, drejtuesit e Interit kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, që skadon në verën e vitit 2015.
Pavarësisht 34 viteve që do të ketë mbi supe braziliani vitin e ardhshëm, te Interi janë të bindur që ai do të jetë i vlefshëm, për të paktën edhe një vit tjetër.
Në këndvështrimin e Spalletit, krahas kontributit në fushën e lojës, Miranda do të jetë shumë i vlefshëm edhe në ambientin e ekipit, sepse do të ndihmojë në rritjen e elementeve të rinj.
Kontrata aktuale e brazilianit me Interin skadon më 30 qershor të vitit 2018.
34-vjeçari më parë ka luajtur edhe për skuadrat tjera si Sochaux, Sao Paulo, e Cortiba. /Telegrafi/