Barcelona ka konfirmuar se Miralem Pjanic është infektuar me COVID-19.
Mesfushori boshnjak e kompletoi kalimin te katalunasit nga Juventusi, si pjesë e marrëveshjes me Arthur Melon.
Pjanic e përfundoi aventurën në Ligën e Kampionëve me Zonjën e Vjetër si ndeshja e tij e fundit për torinezët, derisa do të bëhej gati për aventurën e re.
Mirëpo, mesfushori tani është infektuar me Coronavirus, gjë që ka shtyrë prezantimin e tij në Camp Nou.
Barcelona njoftoi se Pjanici do u bashkohet atyre pas 15 ditësh, ku ai do të qëndrojë në këtë kohë në vetëizolim. /Telegrafi/
[BREAKING NEWS]
Pjanic tests positive for Covid-19 and will travel to Barcelona in 15 days. Player feeling well and self-isolating pic.twitter.com/sTr9s4pzvc— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 23, 2020