Telegrafi

Miralem Pjanic flet për lëndimin, qetëson titozët e Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic i siguroi tifozët e Bianconerëve se ai është mirë dhe i gatshëm për ndeshjet e radhës.  

Mesfushori 29-vjeçar boshnjak u zëvendësua në barazimin 1-1 kundër Lecces të shtunën pas 67 minutave lojë.

Ai kishte një problem me muskuj, sipas Calciomercato.com.

Miralem Pjanic . (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images)

Sidoqoftë, ai postoi një selfie në Instagram, duke shkrua: “Gjithçka në rregull”.

Pjanic ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bianconerëve deri më tani këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. /Telegrafi/