Duket se këngëtarja Miriam Cani dhe prezantuesja, Marina Vjollca, gëzojnë një relacion mjaft të mirë.
Marina sapo ka nisur rrugëtimin televiziv në Klan si prezantuese e spektaklit “C’est la Vie”, kurse komplimentet kanë qenë të shumta për bukuroshen.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet në provat para edicionit të dytë të emisionit në fjalë, ku bie në sy lëvdata e Miriam Canit. Ajo u shpreh shumë e kënaqur për Marinën.
“Marina zemër, të kam ndjekur të dielën dhe më ke pëlqyer shumë. Jo vetëm yll e bukur, por super e kompletuar. Bravo zemër. Uroj të të shkoj sa më mbarë. Të përqafoj”, theksoi Marina.
Natyrisht se në përgjigje Marina ka falënderuar Miriamin për komentin, me shumë emocion.
Marina debutoi në mënyrë të suksesshme me emisionin e ri, i cili u prit shumë mirë nga publiku.
Më parë ajo drejtoi emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. /Telegrafi/