Site icon Telegrafi

Mirabelli: Raiola është njeri i vogël

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Mino Raiola është një njeri i vogël.

Mirabelli ka folur për Quotidiano del Sud ku ka treguar bisedimet me menaxherin e Gianluigi Donnarummas.

“Nga gjigant i afatit kalimtar, me atë shprehje, Raiola u shndërrua në një njeri të vogël, në konsideratën time”.

“Të finalizonim marrëveshjen për Donnarumma nuk ishte aspak e lehtë, por ia dolëm mbanë suksesshëm”.

Ai ka folur edhe për Patrick Cutronen, që klubi beson në të.

“Bënte pjesë në ekipin e të rinjve të Milan, më pas e konstatuam gjatë seancave stërvitore dhe sinqerisht djaloshi ka të dhëna të mëdha dhe mund t’ia dalë vërtetë mbanë. Besojmë tek ai”.

“Ëndrra ime është që tua jap fansave sa më shpejtë muzikën e Ligës së Kampionëve. Kjo është ëndrra për momentin”, ka thënë Mirabelli. /Telegrafi/

Exit mobile version