Telegrafi

Mirabelli: Nga Milani nuk largohet asnjë emër i madh

Massimiliano Mirabelli ka folur për situatën e Milanit dhe mundësinë e largimit të ndonjë futbollit gjatë afatit të janarit.

Drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli qetëson tifozët rreth zërave që qarkullojnë për largime nga kuqezinjtë.

Mirabelli  theksoi se pavarësisht vështirësive që po hasin asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar.

Lexo po ashtu Calhanoglu drejt largimit nga Milani

Ai deklaroi se të gjithë po punojnë për ta përforcuar ekipin dhe për ta ri-ngritur mes më të mirëve, atje ku e meriton të jetë një emër i madh si Milani.

49-vjeçari tha se ekipi është akoma në garë për tre objektivat sezonalë dhe se frytet e punës do të vijnë me kohën, përcjell SS.

Lexo po ashtu Gattuso: Besojmë në Ligën e Kampionëve  

Gjithsesi ai e ritheksoi edhe njëherë se asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet.

Me këto deklarata të bëra nga drejtori sportiv i klubit, tifozët e Milanit padyshim se do të jenë më të qetë.