Deputetja nga radhët e LSDM-së, Mira Stojçevska nëpërmjet një njoftimi tha se buri i saj do të heq dorë nga drejtimi si shef i policia e i pylltarisë në Dellçevë, ndërsa vëllai i saj do të heq dorë nga vendi i punës në REK Manastir.
Për shkak të akuzave për nepotizëm, ajo shkroi në rrjetin social “Facebook”. Ajo thotë se ka ndjekur reagimet dhe se po angazhohet për mundësi të barabarta për gjithsecilin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shkruan se që kur është deputete, dhe as më parë s’ka ndikuar as që ka pasur për qëllim të intervenojë për punësimin e anëtarëve të familjes apo ndonjë të afërt.
“Është në kundërshtim me parimet dhe kriteret etike të mia. Megjithatë dua që publikisht të njoftoj se burri im Ilo Stojçevski, i cili në policinë e pylltarisë – Sektor Dellçevë pranë ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave është si zëvendës komandat që nga viti 1998”, shkruan Stojçevska duke shtuar se s’ka pasur asnjë ndikim në emërimin e tij si shef i policisë së pylltarisë në Dellçevë dhe se pavarësisht përvojës shumë vjeçare burri i saj vendosi të kthehet në pozicionin e vjetër si zëvendës komandant.
Ajo gjithashtu njoftoi se vëllai i saj Cele Vellkovski, i cili përmes Agjencisë për punësime të përkohshme u angazhua për një periudhë 5 mujore në REK Manastir hoqi dorë nga angazhimi dhe se angazhimi i tij ka qenë legal, legjitim dhe aspak s’kishte të bëj me ndonjë parti politike./Telegrafi/