Site icon Telegrafi

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi braktisin Shqipërinë, emigrojnë në SHBA

Këngëtarja Mira Konçi dhe bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë për një jetë më të mirë në SHBA.

Çifti është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në kontinentin amerikan për të realizuar atë që nuk ju ofroi atdheu.

Lajmin e ka dhënë gazetarja e njohur shqiptare, Kozeta Zylo, që prej vitesh jeton në Amerikë.

“Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptare, me dy artiste të mrekullueshëm Shpëtim Saraci dhe Mira Konci. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njëri-tjetrin. Të parin urim që iu dhamë ishte ashtu siç na kane uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në token e bekuar si: Ju marrte Amerika me të mirë!… Është një bekim si prej Zotit!… Banoret e rinj të ishullit tonë në State Island do ta kenë të lehtë sepse ky vend njerëzit dhe artiste të tille i merr vetëm me të mirë”, ka shkruar Zylo.

Së shpejti dyshja do të jenë në studion e TV “Alba Life” me seli në State Island. /360grade/

Exit mobile version