Pasi e gjithë bota mëzoi për skandalet e Chris Noth, të cilin disa femra e kanë akuzuar për keqtrajtim seksual, aktori është në një gjendje të rëndë mendore dhe shpirtërore, saqë miqtë e tij janë të shqetësuar seriozisht për të.
Në fund të vitit të kaluar, ylli i “Sex and the City” u akuzua nga dy femra për keqtrajtim seksual, ndërsa ky numër u rrit në katër sosh.
Skandali i kushtoi me anulimin e kontratave milionëshe, ndërsa kjo ndikoi edhe në jetën e tij shoqërore, ashtu që miqtë e tij kanë frikë për gjendjen e ‘Mr Big’.
“Chris ndihet sikur jeta e tij ka marrë fund”, ka thënë një burim i afërt me aktorin, transmeton Page Six.
“Mendoj se alkooli është fajtor për gjërat që i kanë ndodhur. Do të donim që të na kishte kërkuar ndihmë”, ka shtuar burimi.
Është raportuat se Noth shpesh kishte shkuar në xhirime i dehur ose kishte pirë gjatë xhirimeve. Ai rëndom e kishte mbajtur një pije alkoolike me vete dhe e kishte pirë gjatë pauzave.
Ndryshe, aktori i ka mohuar të gjitha akuzat për keqtrajtim seksual. /Telegrafi/